Ukraina akuzon Rusinë për terrorizëm shtetëror

21/03/2022 18:12

Rusia po kryen terrorizëm shtetëror në Ukrainë dhe do të vazhdojë të sulmojë vende të tjera, tha ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov.

Gjatë një vizite në Londër me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace,  Reznikov tha se 150 fëmijë ukrainas ishin vrarë që nga pushtimi i Rusisë. Ai tha se më shumë se 400 shkolla dhe kopshte dhe më shumë se 110 spitale ishin shkatërruar.

“Mijëra e mijëra civilë mbetën të vrarë. Ky është një terrorizëm shtetëror. Kjo është arsyeja pse Kremlini duhet të ndalet, sepse ai do të shkojë më tej. Ai do të sulmojë vendet e tjera,” tha Reznikov.

Ai shtoi se që nga fillimi i pushtimit rus, ushtarët ukrainas kanë shkatërruar pothuajse 500 tanke ruse dhe më shumë se 1500 automjete të blinduara luftarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA