“Koha do ta dëshmojë se pozicioni i Kinës është në anën e duhur të historisë” sa i përket luftës në Ukrainë, kështu tha të dielën Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.
“Kina do të vazhdojë të bëjë gjykime të pavarura të bazuara në meritat e çështjes dhe me një qëndrim objektiv dhe të drejtë. Ne kurrë nuk do të pranojmë asnjë presion të jashtëm dhe gjithashtu do të kundërshtojmë çdo akuzë dhe dyshim të pabazuar kundër Kinës”, tha Wang Yi për gazetarët.
Wang tha se “zgjidhja afatgjatë qëndron në braktisjen e mentalitetit të Luftës së Ftohtë, duke u përmbajtur nga përfshirja në konfrontim grupor.. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet stabilitet afatgjatë në kontinentin evropian”.
Deklaratat e ministrit të jashtëm kinez vijnë pasi të premten presidenti amerikan, Joe Biden, foli në telefon për rreth dy orë më liderin kinez Xi Jinping, ku e paralajmëroi që të mos e ndihmojë Rusinë në luftën e saj në Ukrainë.
SHBA ka thënë më herët se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për luftën në Ukrainë, ndërkohë që Pekini nuk e ka dënuar deri më tani pushtimin rus të Ukrainës.
Top Channel