Kriza në Ceuta/ BE samit urgjent për Spanjën, ministrat e Brendshëm të 27 vendeve mblidhen të martën
Tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një restoranti në qendër të Moskës, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar burime zyrtare.
Shpërthimi ndodhi pranë një restoranti në sheshin Kudrinskaya, duke shkaktuar panik në zonë. Menjëherë pas incidentit, vendngjarja u rrethua nga forca të shumta të Ministrisë së Brendshme dhe ekipet e emergjencës, të cilat ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.
Ministria ruse e Shëndetësisë konfirmoi se të gjithë të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
💥 💣 A bomb joined a Kremlin regime VIP party at the high-end Balzi Rossi restaurant, just 2,000 meters from the Kremlin in Moscow.
At least 3 Russian fascists dead, dozens more injured. The military had established a perimeter around the venue for VIP safety.
Didn’t help. pic.twitter.com/HQlj5MxVek— Igor Sushko (@igorsushko) August 1, 2026
Ndërkohë, disa media dhe blogerë rusë raportojnë se në restorantin luksoz pranë vendit të ngjarjes po festonte ditëlindjen Alexander Chaiko, komandanti i përgjithshëm i Forcave Hapësinore Ruse. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për praninë e tij apo për ndonjë lidhje me shpërthimin.
Top Channel