Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë, SPAK njoftim zyrtar: Biznesmeni me llogari bankare 2 mln, do të blinte kështjellë me vlerë 2.6 mln euro në Francë
Rikthimi në SHBA i debatit mbi mënyrën se si u menaxhua pandemia e Covid 19, pas seancës dëgjimore në Senat të Anthony Fauci, ka përplasur në rrjetet sociale edhe doktorët shqiptarë.
Mjeku Erion Dasho, shkruan se gjatë pandemisë pati mjekë që kundërshtuan mënyrën si po menaxhohej pandemia, duke sugjeruar përmirësimin e protokolleve dhe rishikimin e masave, por edhe mjekë të cilët, sipas tij “ngritën flamurin e të vërtetës”, duke u mbështetur tek njohuri dhe fakte tek të cilat shkenca mjeksore ende nuk e ka vendosur vulën e vet të pranueshmërisë.
“Të mos i japësh mikrofon në dorë dikujt që pretendon se toka është e rrafshët nuk është censurë, por veprim logjik. Po kështu, të mos i japësh mikrofon një mjeku që promovon trajtime të rrezikshme apo që kundërshton trajtime të dobishme, nuk është persekutim, por mbrojtje e shëndetit dhe e jetës së qytetarëve”, shkruan Dasho.
Mjekut shqiptar, i cili prej vitesh e ushtron profesionin e tij në Gjermani, i është përgjigjur në rrjetet sociale kardiologu i njohur, Edvin Prifti.
“Me kete status ke fyer nje komunitet te tere qe nuk ta ka per borxh dhe ke fyer njerezit me shtylle kurrizore qe nuk debatojne ne funksion te interesave personale sic ti mund te jesh nder ta, por te komunitetit. Nje pyetje une kam per ty, kur ti nuk flisje asgje dhe merreshe me telemedicine dhe punoje per ObSh ne shkurt-mars 2020 cila iste arsyeja qe une ne vete te pare fola? Nuk dija une te perllogarisja interesat e mia kur isha ne “piramiden” mjekesore?”, shkruan Prifti.
Debati
Erion Dasho: MJEKËT “MARTIRË” TË COVID-IT
Sqarim: ky status nuk ka si objekt mjekë të caktuar shqiptarë që promovojnë teori ende të papranuara shkencërisht lidhur me COVID-19, pavarësisht nga ngjashmëritë e pjesshme.
___________
Prej vitesh qarkullon miti se gjatë pandemisë së COVID-it, mjekët që u ngritën kundër “establishmentit” u persekutuan, madje disa prej tyre u eliminuan në rrethana të dyshimta.
Si edhe në statuse të mëparshme, analizën e “vrasjeve”, “zhdukjeve”, “rrëmbimeve”, apo “rrëzimeve të avionëve” ku udhëtonin mjekët e cilësuar “anti-establishment”, ua lë me shumë dëshirë konspiracionistëve profesionistë.
Statusi ka për qëllim të analizojë kontributin real të mjekëve që u rreshtuan në anën e konspiracionistëve nga këndvështrimi im, si dhe të ballafaqojë faktet reale me ato të pretenduara.
Kolegët bluzëbardhë dhe publiku le ta gjykojë.
*
Ndërsa pjesa dërrmuese e rreth 15 milionë mjekëve që ka bota u dakordësuan me masat mbrojtëse gjatë pandemisë dhe u bënë zbatues të tyre, pati edhe mjekë që i kundërshtuan ato.
Kjo është normale!
Shkenca ecën jo vetëm bazuar mbi fakte dhe evidenca, por edhe mbi debat dhe hipoteza shkencore. Jo të gjithë mund të jenë dakord me gjithçka.
Por duhet bërë një ndarje e prerë!
Nga njëra anë, pati mjekë që kundërshtuan bazuar mbi njohuri dhe fakte të gjithëpranuar, duke kërkuar përmirësimin e protokolleve, rishikimin e masave dhe më tepër transparencë shkencore. Këtë e bënë në forume dhe institucione, aty ku debati mbetet brenda mureve të shkencës mjeksore dhe nuk i ofrohet në formë sensacioni publikut të gjerë, i cili nuk ka as arsimimin dhe as përvojën për të gjykuar mbi alternativat.
Nga ana tjetër, pati një kategori mjekësh që ngriti flamurin e “së vërtetës” duke u mbështetur tek njohuri dhe fakte tek të cilat shkenca mjeksore ende nuk e ka vendosur vulën e vet të pranueshmërisë.
Pikëpamjet e këtyre kolegëve, profesionistët dhe institucionet shkencore mjeksore shpesh i cilësuan të pavërteta, të pambështetura në fakte dhe, në mjaft raste, të rrezikshme për pacientët.
Në vend që të vazhdonin diskutimin në forumet përkatëse, një pjesë e këtyre mjekëve zgjodhi t’i drejtohej drejtpërdrejt publikut të gjerë duke shkaktuar debat, konfuzion dhe, jo rrallë, edhe panik.
Shoqëria sigurisht reagoi për t’i bllokuar këto komunikime dhe këtu nisi miti i “martirëve të persekutuar”!
Sapo një mjek nuk gjente vend në forumet mjeksore, në mediat serioze ose kur profesionistët e tjerë i kundërshtonin publikisht pretendimet që ai ose ajo sillte, fillonte e njëjta histori:
“Po më ndalojnë!”
“Po më censurojnë!”
“Po më sulmojnë sepse po them të vërtetën!”.
Në fakt, nuk bëhej fjalë për persekutim, por për detyrën bazë të një sistemi shëndetësor.
Në të gjithë botën, institucionet e kanë për detyrë të ndalojnë përhapjen e informacioneve të rrezikshme, sidomos kur ato dëmtojnë shëndetin e qytetarëve dhe sigurinë e pacientëve!
Të mos i japësh mikrofon në dorë dikujt që pretendon se toka është e rrafshët nuk është censurë, por veprim logjik. Po kështu, të mos i japësh mikrofon një mjeku që promovon trajtime të rrezikshme apo që kundërshton trajtime të dobishme, nuk është persekutim, por mbrojtje e shëndetit dhe e jetës së qytetarëve.
Sa më tepër profesionistët i kritikonin për mungesën e provave dhe evidencave, aq më shumë ushqehej miti i mjekëve “martirë” si luftëtarë kundër establishmentit duke krijuar një rreth të vërtetë vicioz!
E vërteta është shumë e thjeshtë!
Askush nuk u persekutua për mendime të bazuara në shkencë!
Mjekët konspiracionistë u kundërshtuan sepse, në emër të lirisë së fjalës, përhapën ide që cenuan sigurinë e pacientëve dhe vendosën në rrezik jetën e miliona qytetarëve!
Autoritetet mjeksore dhe jo mjeksore reaguan siç duhet të reagojnë, duke mbrojtur qytetarët!
Kjo nuk është as censurë, as luftë kundër së vërtetës! Përkundrazi Është mbrojtje e jetës dhe shëndetit!
*
Termat “martirë”, “heronj të së vërtetës”, “viktima të sistemit”, etj. janë krijime propagandistike që nuk kanë lidhje me shkencën e vërtetë.
Në kohën e pandemisë u përplasen ndër të tjera edhe dy botë brenda shkencës, bota e evidencës dhe bota e pseudo-evidencës. Bota e të vërtetave dhe bota e sajesave, fantazive të sëmura, shpesh të ekzagjeruara deri në grotesk!
Shkenca nuk ka nevojë për martirë të rremë. Shkenca mjekësore i ka mekanizmat e vetë të konsoliduar për të vlerësuar faktin, provën, metodologjinë, evidencën dhe përgjegjësinë ndaj pacientit, shëndetit dhe jetës!
Për të tjerat, ka rrjete sociale me shumicë dhe aty mjekët “martirë” mund të vazhdojnë të shkëlqejnë!
Edvin Prifti: Erion ne driten e diellit dhe te fakteve si dhe te shkences ku nuk me rezulton qe ti sje marre me te pervec diskutimeve mbi statistikat e ObSh, rezulton qe ti tashme je nje nga zedhenesit e konspiracionit me te madh boteror dhe kjo eshte per te ardhur shume keq. Nuk ka patur asnje teori konspiracioni por jane mbi 80000 mjeke firmetare ne te gjithe boten te cilet demaskuan dhe vazhdojne te demaskojne maskaraden e konspiracionit me te madh ndaj njerezimit. Ti mesa duket ke vendosur te jesh ne krahun e konspiracionit dhe komplotit boteror te grupit Fauci dhe Epstein!
1 E para genjen kur thua qe shoqeria i bllokoi keta mjeke, kur sot e kesaj dite degjohet vetem zeri i tyre
Erion Dasho: Edvin, do të mundohem të përgjigjem aq shkurt sa e lejon përgjigja ndaj këtij statusi që e gjykoj të turpshëm nga përmbajtja.
Në radhë të parë, tek statusi i sotëm nuk ishte ti objekti, prandaj edhe e vendosa sqarimin që në paragrafin e parë. Unë me ty nuk kam për t’u marrë ndonjëherë personalisht sepse, në radhë të parë, nuk kam asgjë personale me ty, dhe, në radhë të dytë, për etikë nuk mund të lëpij ato që kam pështyrë.
Pas historisë që ti pate me arrestimin dhe akuzat false që t’u ngritën, unë kam qënë ndër të paktët persona që të kam mbështetur. Vazhdoj t’i qëndroj mendimit se ti je një vlerë e shtuar e kardiokirurgjisë sonë dhe asaj ndërkombëtare dhe kam dënuar e dënoj çdo përpjekje për të të njollosur në dinjitetin tënd si individ dhe profesionist.
Në rastin e statusit të sotëm, nuk të jam drejtuar ty, sepse kur të të drejtohem (çka uroj të mos kem nevojë ta bëj) do të të drejtohem me emër, sigurisht. Sot kam cekur një temë që ti dhe të tjerë keni vite që e trajton, atë sikur mjekë të shumtë nëpër botë janë vrarë, sikur avionë janë rrëzuar për t’i eliminuar këta mjekë, etj. Statusi i sotëm mori shkas nga intervista jote e së hënës ku ju riktheve kësaj teme.
UNË KËTË NUK E PRANOJ DOT DHE MË VJEN ÇUDI SE SI TI BËHESH PROMOVUES I KËSAJ IDEJE!
Kur kam dëgjuar ide të tilla nga Afred Cako nuk më ka habitur, sepse Cako thotë edhe se toka është e sheshtë. Por ta dëgjoj nga ti?! Si mund të vritet një mjek në Amerikë, aq më tepër kur është figurë publike?! Si mund të vritet një emblemë e mjekësisë dhe nobelist si Luc Montaigner?! Si mund të rrëzohet një avion me mjekë?! Po mbi të gjithë kush i vret këta persona?! Dhe përse?!
Nëse ti i beson këto, ke të drejtë edhe ti promovosh aty ku të japin një mikrofon apo një hapësirë mediatike, por qytetari shqiptar, përfshi edhe këta që të ndjekin nëpër rrjete sociale, kanë të drejtën të dëgjojnë edhe opinionin që beson pjesa dërrmuese e shoqërisë.
Dhe unë besoj se dikush ka për detyrë ta bëjë këtë. Ky ishte qëllimi i shkrimit të sotëm dhe jo që të godiste ty në mënyrë anonime. E përsëris. Kur të vendos të shkruaj për ty, do të shkruaj me emër, ndonëse nuk e besoj se do ta bëj një gjë të tillë.
Dhe e fundit. Mos e përmend më Kafen Shqeto dje, se ta kam përsëritur dhjetë herë. Unë i kisha njoftuar gazetarët se isha i disponueshëm deri në orën 9.00. Nëse e mban mend nga koha kur ke punuar në Itali, Kanada e gjetkë, në këto shoqëri ka një kohë për punë e cila është e shenjtë.
Po e mbyll duke të ftuar edhe njëherë të diskutojmë e debatojmë ku të kesh dëshirë për të diskutuar mbi këto tema që ke cekur në këtë shkrim dhe në shkrime të tjerë të mëparshëm.
Edvin Prifti: Turpi i sotem ishte vetem i yti. dhe une skam asgje personale me ty deri me sot. Duke qene se e pranon in primis qe statuti yt i ka rrenjet ne intervisten time diten e hene per me teper ky turp eshte ne katror. Si guxon ti te pergojosh ate qe une deklaroj dhe jeten time dhe vuajtjet e mia tek e fundit. eshte njesoj sikur te eliminosh cfare the me siper blere e shtuar dhe bla bla prandaj dhe ta kam shkruajtur qe ke bere nje parabole per te ardhur ne te njejtin konkluzion. Ti ngaterrohesh me kembet e tua dhe me thua te vleresoj por te denigroj. Me ke kujton se behen keto lojra. Mua nuk me duhet shume te kuptoj gjerat para se ti mendosh apo ti shkruash ti. E dija qe dikushi do bente nje dicka te tille por nuk e prisja nga ty. Gjithesesi ti e bere dhe turpin qe ke gatuar vete edhe pse te kisha paralajmeruar disa here e bere. Une nuk kam thene kurre qe Montagnier eshte ekzekutuar? Kam botuar emra te tjere qe i ke ne FB tim. Keshtu qe mos u perpiq te justifikosh kete pseudo analize llafollogjike qe ben edhe pse sje i vetmi! Me vjen shume keq por une smund te lejoj qe ti apo cdo kush tjeter te shkele mbi mua apo te vertetat e mia. Ti rri i qete vazhdo keshtu se nuk te arreston njeri. Per te arrestuar me arrestuan mua dhe mbase prape me arrestojne por per te me mposhtur dhe per te me bere te hesht edhe pse me arrestuan, me kercenuan, dhe cnuk me bene sdo ta arrijne kurre! Une erion kam shume defekte por nder te mirat qe mund te kem eshte se nuk shitem mbi parimet e mia dhe kush e ka provuar ka humbur edhe pse ky proces mund te kerkoje kohen e vet!
Tritan Kalo: VETMARTIRIZIMI për PROTAGONIZËM është jo vetëm dëmprurës për individin mjek, por edhe për atë pjesë të shoqërisë që i beson atij…
Top Channel