Ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të ditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore, pa ndikuar në kushtet e përgjithshme të motit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim, si dhe në zonat luginore, pritet të forcohet duke arritur deri në 14 m/s.

Në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

Top Channel