Luftëtarët perëndimorë braktisin Ukrainën pas sulmit me dhjetra të vrarë ndaj bazës: Luftë ndryshe nga e Afganistanit (fotot)

18/03/2022 21:18
Vullnetar britanik (majtas) gardiani kanadez (djathtas)

Pas nisjes së sulmit rus më 24 shkurt, është raportuar gjerësisht se qindra vullnëtarë i janë përgjigjur thirrjes për të luftuar për Ukrainën, shumica e tyre me eksperiencë të mëparshme lufte.

Pas sulmit raketor rus të 13 marsit ndaj bazës Yavoriv në perëndim të Ukrainës ku u raportuan dhjetra të vrarë mes luftëtarëve perëndimorë, vullnetarët janë larguar nga vendi pasi intensiteti i luftës ishte më shumë nga sa e kishin llogaritur, shkruan rrjeti amerikan MilitaryWatchMagazine.

Vullnetari suedez Jesper Soder përshkruante sulmin raketor si “ferri në tokë”.

“Kjo bëri që luftëtarët skandinavë, britanikë e amerikanë të ardhur aty nxitonin drejt kufirit polak. Ata, rusët dinin saktësisht të godisnin, dinin ku ishin depot tona të armatimeve, zyrat administrative.

Një veteran i ushtrisë së SHBA që i mbijetoi sulmit në Yavoriv tha: “Unë mbijetova pasi raketa goditi strukturat  dhe jo tendat ku ne po qëndroni”.

Në lidhje me vullnetarët perëndimorë ai shtoi: “Disa ishin ushtarë profesionistë dhe ende kompententë, disa të tjerë pijanecë, me eksperiencë sipërfaqësore lufte, ose njerëz që nuk duhet të ishin fare këtu”, shkruan rrjeti amerikan.

Vdekja e profilit më të lartë e kësaj kategorie është ajo e një veterani kanadez të NATO nga lufta në Afganistan, sniper-it të njohur si ‘Gardiani,’ i cili kishte shërbyer atje nga 2009 to 2011, dhe më pas me militantët kursë sirianë kundër ISIS. Rrethanat e vdekjes së tij ashtu si shumë fakte të tjera nga lufta, mbeten të panjohura. ///MilitaryWatchMagazine

FOTO GALERI
1/3
Forca tokesore ukrainase

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA