Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Përputhen” që ka marrë vëmendje këto ditë pas prerjes së flokëve.

Atdheu tregoi se ky ishte një gjest për t’u solidarizuar me nënën e tij që kaloi kancerin dhe gjithë gratë e tjera që janë prekur nga kjo sëmundje.

Gjatë bisedës ai u surprizua edhe me një video-mesazh nga e motra, e cila ndër të tjera i shprehu urimin për ta parë çift me një brune.

Mirëpo vetë Atdhu nuk ngurroi të pranonte që aktualisht është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare.

Ai tregoi se vajza në fjalë është shumë xheloze dhe në fund i kërkoi falje për disa keqkuptime që kanë pasur në çift.

I pyetur nga Bieta për marrëdhënien e komentuar në media me Arjolën, Atdheu mohoi të ketë pasur një sherr mes tyre.

“Komunikimin e fundit e kam para dy-tre ditës”, tha ai, duke ritheksuar se bashkë kanë miqësi të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA