“Bashkëpuno me zv.Presidenten ose të pret fati i Maduros”, SHBA kërcënon ministrin e brendshëm të Venezuelës. Reuters: Rodríguez-it i kanë gjetur pasuritë e fshehura në Katar 07/01 13:50
Presidenti rus Vladimir Putin i cilësoi “tradhtar kombëtarë” të gjithë rusët që janë pro Perëndimit.
“Perëndimi do të përpiqet të mbështetet në të ashtuquajturën kolonë të pestë, tek tradhtarët kombëtarë, tek ata që fitojnë para këtu me ne, por jetojnë atje. Dhe kur them ‘jetojnë atje’, nuk e kam për kuptimin gjeografik të fjalës, por sipas mendimeve të tyre, ndërgjegjes së tyre skllavërore”, tha Putin.
Termi “kolona e pestë” zakonisht i referohet simpatizantëve të armikut dhe e ka origjinën gjatë Luftës Civile Spanjolle.
Udhëheqësi rus, forcat e të cilit janë bllokuar në Ukrainë ndërsa po përballet me katastrofë ekonomike për shkak të sanksioneve perëndimore, shpesh ka fajësuar ndikimet perëndimore.
Top Channel