Braçe i kërkon llogari Krifcës: Ndryshoni skemën e mbështetjes për fermerët dhe bujqit

17/03/2022 13:29

Deputeti socialist Erion Braçe, nga foltorja e Kuvendit i kërkoi llogari Ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës lidhur me skemat e mbështetjes për fermerët dhe bujqit.

Duke shtruar problematikat në Lushnje, Braçe tha se vendimi i marrë nga ministria ka kufizuar mbështetjen për shumë bujq dhe fermerë. Sipas Braçes. VKM-ja nuk ka marrë parasysh as nevojat më jetike në prodhimin vendas, gjë e cila duhet të ndryshohet sipas Braçes, pasi po shkojnë dëm të mbjellat dhe çmimet janë rritur.

Braçe: Për të kuptuar efektin e tregut të kapur. VKM nuk u merr parasysh këtio, as nevojnë jetike për prodhim vendas. Jua tregova kostot, pse nuk i mbështesim ne këto. Mbi 1 hektarë serë të mbjellë indiviliduasht, cila është llogaria që keni bërë, edhe ato që janë më pak se një hektarë quhen sera. A e dini se nje serë është më shumë se sa një klub në mes të bllokut, si mund të përjashtoihen këta, pse i kufizoni cila është logjika. Jo më pak se 1 hektarë dhe jo më shumë se 5 thoni ju, bashkimi mund te nxjerrë 6,7,8 hektarë. Unë iu luta për të aplikuar, në bujqësia është gjithçka e lidhur me kohën, kufizimet janë përkeqësuar, refuzojmë emergjencën në të cilën ndodhemi.

Vendimi kufizon mbështetjen për të imtat dhe për lopët, kam dy  pyetje për ju po e 9-ta lopë çfarë është dhe e 51-ta lopë a nuk ha. Ç’ti bëjnë bagëtitë t’i therin, jo. Çtë bëjnë për lopërt se ne nuk i paguajmë. Do të bëjmë betëjë që ju t’i merrni subvensionimet.

Në kemi nevojë për bujqit, prandaj duhet të paguajmë për gjithësecilin. Analizoni për ekonominë e fushës dhe paguani, dorën e tretë të plehrimit që të shpëtojmë  grurin nëpër fusha.

Ky është viti jetik për ekonominë tonë, na japin prodhimin e domsodoshëm duhet ta paguajmë deri në fund, paguani çdo tufë delesh dhe lopësh. Nisni të paguani për to, se shkoj kg 8 mij lek në Lushnje, paguani për serën e bërë jo për atë që do bëhet. Duhet të ndryshohet me doemos skema e TVSh-së, prodhim, grumbullim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA