Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter ka goditur Japoninë.
Epiqendra ishte në bregdetin lindor të Honshu, 83 km në juglindje të Ishinomakit.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 goditi brigjet e Fukushimës në Japoninë veriore këtë të mërkurë, ndërkohë që ka një paralajmërim për cunami.
Mbi 2 milionë shtëpi në zonën e Tokios kanë mbetur pa energji elektrike. Tërmeti tronditi pjesë të mëdha të Japonisë lindore, duke përfshirë Tokion, ku ndërtesat u lëkundën ndjeshëm.
Rajoni është pjesë e Japonisë veriore që 11 vite më parë u shkatërrua nga një tërmet vdekjeprurës dhe më pas një cunami që shkaktoi gjithashtu shkrirjen e centraleve bërthamore.
Tokyo Electric Poëer Company Holdings, e cila operon në centralin bërthamor, tha se punëtorët po kontrollojnë për të parë nëse ka dëme.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për rrezikun e një cunami pranë zonës Miyagi dhe Fukushima.
Der më tani, nuk ka raportime për viktima.
Top Channel