Kryeministri Edi Rama, e vijoi shpjegimin e Paketës së Rezistencës, me disa përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës, nga ku tha se kërkesat e protestuesve janë të parealizueshme. E çojnë shtetin drejt një falimentimi.

Të tilla falimentime nuk i mungojnë historisë së shtetit shqiptarë siç ishte  vitit i mbrapsht 1997.

Edi Rama: Deri dje e kishim ne naftën më të lartë për arsye që i kemi shpjeguar 1.000 herë. Sot  ka ndryshuar gjëja por jo se e vendosi qeveria. Se po të shikoni të gjithë grafikun e rritjes së çmimit është komplet i përputhur. Nëse ne do të ulnim edhe taksat e naftës siç thonë, pa u futur në ato të ushqimeve etj etj se pastaj do të shkonim në falimentim menjëherë.

Edi Rama ngulmoi se nuk ka ndërmend të përsërisë modelin qeverisës të para-ardhësit të tij Berisha.

Edi Rama: Ai që i bën këto nuk është udhëheqës i popullit të vet. Ai që i bën këto është nga ata udhëheqës që e marrin në qafë popullin e tyre. Dhe udhëheqës që e kanë marrë në qafë popullin e tyre i kemi gjallë akoma sot midis nesh që i hodhën me kokë në ato gropat e mëdha të Sudeve dhe Vebive.

Në ditën kur çmimi i naftës pësoi një tjetër ulje, Edi Rama përsëriti se nëse qeveria, do të heqë  taksat e naftës siç i  kërkohet,  atëherë barra do ti kalonte rritjes të çmimit të energjisë elektrike.

Edi Rama: Ne nuk mund të rrisim çmimin e energjisë për të ulur çmimin e naftës për ata që kanë vetura se ata që kanë vetura shkojnë në shtëpi e kanë familje. Janë prindër që paguajnë faturën e energjisë atje. Le ta marrim 95.000 biznese të vogla 1 njeri të iki nga puna 95.000 të papunë brenda 1 muaji më një faturë. Me 1 faturë 95.000 njerëz ne i nxjerrim në rrugë. Për çfarë? Për të hequr taksën e karburantit të atyre që ulërinë atje e shajnë e mallkojnë e sajojnë fakte të paqena.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA