Ish nënkryetarja e PD e dorëhequr tashmë, deputetja Grida Duma, është treguar sërish e prerë në qëndrimin e saj ndaj kryetarit Lulzim Basha.

Duke folur për situatën e krijuar në PD pas zgjedhjeve të 6 marsit, Duma ka përsëritur dorëheqjen e Bashës, e madje sipas saj ai ka afat deri nesër.
Grida Duma u shpreh se PD nuk duhet të zvogëlohet e të dalë forcë e tretë. Ata që i shkaktuan dëm, tha ajo, duhet të dorëhiqen.

“Solidariteti i njerëzve që kanë bashkëpunuar me Bashën apo këdo nuk duhet keqpërdorur për të zvogëluar PD. Nëse ka një arsye përse kemi qëndruar në bllok për të kërkuar dorëheqjen e Bashës është vetëm PD.

Deputetët i kanë lënë kohë deri ditën e nesërme për të bërë hapa pas sikundër edhe ai kërkoi pak kohë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji se si mund të shpëtohet PD. Ndërtimi i një komisioni nga deputetët e Grupit Parlamentar dhe ata të Foltores të cilët duhet ta çojnë PD të bashkuar drejt zgjedhjeve”, tha Grida Duma.

Grida Duma ishte në një takim që u organizua në Universitetin e Elbasanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA