Çfarë janë ‘bio-laboratorët’ e gjetur në Ukrainë dhe përse janë fiksuar mediat me to (fotot)

16/03/2022 21:43

Media dhe politika perëndimore është përfshirë nga debati për “bio laboratorët” e financuar nga SHBA që janë gjetur në Ukrainë sipas pretendimeve nga ushtria ruse.

SHBA ka pranuar se ka impjante të tilla të tilla të financura nga Uashingtoni, që bëjnë kërkime ndaj patogjenëve vrasës, por nga pikëpamja parandalukese dhe jo për krijimin e armëve biologjike, shkruan britanikja Independent.

Tashmë zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësimin se ato mund të bien në dorë të rusëve dhe ka kërkuar shkatërrimin e patogjenëve të rrezikshëm, një rekomandim që është bërë dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Rusia ka thënë, pa dhënë ende prova, se SHBA po krijon armë biologjike dhe kimike në Ukrainë pasi ka zbuluar gjurmët e shkatërrimit të këtyre programeve, gjatë “operacionit të saj special “në vend që ka shkaktuar mijëra humbje jete.

Kina ka përsëritur akuzat e Rusisë, por SHBA ka mohuar pretendimet duke i quajtur “dezinformim klasik” nga Moska.

Zbulimet u bene gjate “operacionit special te ushtrise ruse” ne Ukraine

Çështja është analizuar gjerësisht nga rrjeti amerikan Fox News ku gazetari Tucker Carlson, është akuzuar se bio-laboratorët kanë qëllime më të liga nga sa pretendohet prej SHBA.

Gjithashtu ish-kongresmenia demokrate Tulsi Gabbard, është akuzuar për “tradhti” nga Mitt Romney, pasi postoi një video ku bënte thirrje për armëpushim në Ukrainë me qëllim largimin e materialeve të rrezikshkme dhe akuzonte administratën Biden për mbulim të fakteve.

“Tulsi Gabbard po bën propagandë të rreme ruse. Gënjeshtrat e saj mund të kushtojnë jetë,” shkruante Romney.

Por çfarë dihet për bio-laboratorët dhe pretendimet e bëra për to?

Në fillim të marsit Rusia bëri pretendimin e papritur se SHBA po financonte laboratore armësh biologjike në Ukrainë  duke thënë se “gjatë operacionit special ushtarak atje janë gjetur provat e spastrimit të gjurmëve të një programi ushtarak biologjik”.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova, i bëri thirrje Uashingtonit të dalë hapur e të tregojë për ato që ajo quante  “aktivitete ilegale në Ukraine”

Ajo shtonte se Rusia kishte dokumente që tregonin se ministria ukrainase e shëndetësisë kishte urdhëruar shkatërrimin e mostrave të mortajës, kolerës, antraksit dhe patogjenëve të tjerë para 24 shkurtit, ditën e nisjes së sulmit të Rusië ndaj Ukrainës.

“Mund të supozohej se këto armë biologjike po krijoheshin në biolaboratore në Ukrainë pranë kufirit tonë, dhe urdhëri i shkatërrimit para datës 24 shkurt ishte hapi i nevojshëm për të fshehur faktin se Ukraina dhe SHBA po shkelnin Nenin 1 të Konventës së Armëve toksike e Biologjike”, tha Zakarova.

SHBA ka mohuar pretenfimet dhe thotë se Rusia po i bën ato për të justifikuar sulme të mundshme biologjike nga ana e saj. (më shumë në: Independent.co.uk)

FOTO GALERI
2/2
Çështja është analizuar gjerësisht nga rrjeti amerikan Fox News dhe gazetari Tucker Carlson

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA