
Operatori dhe gazetarja e “Fox News” humbën jetën gjatë raportimit të luftës në Ukrainë.
Pierre Zakrzewski, një kameraman veteran i Fox News, u plagos bashku me gazetarin e Fox News, Benjamin Hall të hënën.
Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë këtë të martë.
CEO i Fox News, Suzanne Scott ka shprehur pikëllimin për humbjen e operatorit të dashur, që u vra në Horenka, pranë Kievit.
“Pierre ishte fotografi i luftës që mbuloi pothuajse çdo histori ndërkombëtare për FOX News nga Iraku në Afganistan dhe në Siri gjatë qëndrimit të tij të gjatë me ne”, shtoi ajo. Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshëm”.
Gjithashtu gazetarja vendase e “Fox News” vetëm 24 vjeç ndërroi jetë duke raportuar për Ukrainën.
Top Channel