Masakra në plazhin Bondi të Australisë, mbahen sot homazhet për viktimat
Zyrtarët ukrainas thonë se forcat ruse kanë hyrë në spitalin më të mëdha të qytetit të Mariupolit dhe kanë marrë peng pacientë dhe personel.
Guvernatori i Donetsk tha se forcat ruse po mbanin peng më shumë se 400 njerëz, në bodrumin e spitalit.
Pavlo Kyrylenko tha se spitali u bombardua, por stafi vazhdoi të kuronte pacientët në bodrum.
Marrja peng e njerëzve në këtë spital vjen pas një sulmi vdekjeprurës në një maternitet në qytet javën e kaluar.
Këshilli i qytetit të Mariupolit raportoi se 2,000 makina civile kishin arritur të largoheshin përgjatë një korridori humanitar dhe më mijëra të tjera presin të largohen.
Mariupol është qendra e një krize humanitare në rritje, pasi ushqimet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë dhe ndihmat nuk po lejohen.
Qyteti ka qenë nën bombardimet e vazhdueshme ruse, me rreth 350,000 banorë të bllokuar.
Sipas autoriteteve vendase më shumë se 2500 njerëz kanë humbur jetën nga lufta në këtë qytet.
Top Channel