Ndërkohë që organizatorët e dukshëm dhe të padukshëm të protestës po bëhen gati për tu drejtuar Bulevardit Dëshmorët e Kombit për të 6 ditë, kryeministri Edi Rama mendon se zhurma e saj, çon ujë tjetër kund.
Edi Rama: Këtu bëhet një protestë që mund ti pëlqejë Rusisë, po, mund ti pëlqejë, sepse kjo është një nga pjesët e strategjisë të asaj lufte që njerëzit në vendet që e mbështesin Ukrainën të fillojnë të ngrihen në protesta ekonomike dhe me protestat e tyre ekonomike të harrojnë se çfarë luhet atje, se atje nuk luhet fati i Ukrainës, atje luhet edhe fati i Europës. Atje nuk luhet fati i një populli që quhet populli ukrainas, atje luhet fati i gjithë popujve të Europës, atje luhet fati i demokracisë.
Kryeministri u shpreh se ka dhënë prova në të dëgjuarin e zërit të protestuesve në të shkuarën, por nuk mund të pajtohet me kërkesat e tanishme që i bëhet poshtë dritares së tij. Bëri edhe një krahasim me protestat e ditëve të fundit në kryeqytetet e Evropës me ato në Shqipëri.
Edi Rama: Nuk ka bërë vaki që në skenën e Europës doli dikush tjetër, jo në Moskë por në Berlin dhe sulmoi gjithë dynjanë. E si mund të jemi ne kaq pa dinjitet? Kaq pa karakter? Kaq pa moral? Kaq pa logjikë? Që në ndërkohë që qeveria e kësaj republike ka muaj të tërë që po financon nga buxheti i vet jo i pa limituar faturën e energjisë dhe sapo shfaqen shenjat dhe unë dal atje dhe them brenda javës do të kemi një paketë mbështetëse, ,dalin dhe thonë nuk duhet ta lëmë këtë herë të na shpëtojë. Kush ti shpëtojë këtyre? Unë? Po pse këtu çështja është për një person? Këtu çështja është për një parti?
Zhvillimet e ditëve të fundit me protesta të cilat i shikon të lidhura me segmente të caktuara të politikës, Edi Rama mendon se shkojnë, përtej të majtës dhe të djathtës. Ngulmon se jemi përpara një çështje të dinjitetin kombëtarë.
Top Channel