Kryeministri Edi Rama vazhdon të mbajë qëndrimin e tij kundër protestës, duke insistuar se ata që thërrasin protestat për çmimet nuk janë qytetarë të thjeshtë.
Në një takim më pensionistët për të folur rreth paketës së Rezistencës Sociale, Rama tha se nuk është aleat me ata që kanë makina të shtrenjta, por me ata që lëvizin me autobuza, kanë një biznes të vogël dhe paguajnë energjinë me para të deklaruara.
Rama ritheksoi se vendi ynë ka taksat më të ulëta mbi individin dhe biznesin e vogel, duke ftuar qytetarët të pyesin një punonjës në Gjermani sesa taksa paguajnë.
Rama: Në duhet të biem dakort për disa fakte, është e pamundur nëse dilet dhe u thuhet shqiptarëve që qeveria e vjedh naftën dhe energjinë se ne e kemi, na e ka dhënë zoti energjinë dhe naftën. Ne na ka dhënë zoti një vend me burime ujore, por energjinë e prodhojnë hidrocentralet, nuk e prodhon zoti.
Shqipëria nuk e prodhon dot të gjitha sasinë që i duhet për konsumin që ka sot prandaj duhet të dalë në treg. Shqipëria prodhon një energji që varet 100% nga zoti, pra nga shiu. Kur s’ka shi ne mbetemi. Mbeteni ju se e vidhni, këto ju thuhet njerëzve. Jo, duhet ta mbani, ku ta çojmë në frigorifer apo në dollap, arsyeja pse shitet lirë, është se shitet në kohën kur kemi shumë reshje, se po shpërtheu bëhet nami, zhduket gjithë veriu i Shqipërisë, prandaj e shesim. Prandaj ne po e ndërtojmë Skavicën, pse se bëmë në mandatin e parë, po pse s’u bë më herët.
Në po e ndërtojmë ta depozitojmë, që kur të na duhet e kemi këtu, prandaj e blemë shtrenjtë se e blejmë kur s’ka dhe e shesim kur s’ka. Nafta jonë është e rëndë që po të përpunohet dhe të kthehet në naftë, kushton shumë më tepër sa kjo tani, pastaj eksportohet për bitum.
Për momentin këto janë mundësitë tonë, paketa është e tillë që njerëzit të marrin pak frymë. Lexoja sot ça keni heq, skeni hequr gjë. Tani që u hoq s’ishte gjë. Bëjnë llogaritë e njerëzve të tjerë që t’i nxisin e të dalin në rrugë. Këta që flasin s’marrin 300 mijë, marrin shumë më tepër. Tjetër thonë, tjetër bëjnë e tjetar janë. Zerimi i taksës deri në 400 mij, është shumë i rëndësishëm.
Në jemi vendi që mbi individin dhe biznesin e vogël, kemi taksat më ulta jo vetëm në Europë por edhe rajon. Pyete pak punëtorin në Gjermani sa paguan taksa, i bëjnë llogaritë këta. Biznesi i vogël i ka zero, Tvsh është zero.
Aleatët tanë, janë ata që nuk kanë makina të shtrenjta, janë ata që paguajnë energjinë me paga të deklaruara jo të fshehura, janë ata që marrin autobuzin. Që nga dita e parë janë aleatë se këta janë Shqipëri që punon që nuk rri të presi nga shteti çdo gjë, me këta e kemi aleancën dhe nuk ja prekim taksin. Po tja u themi sa është fatura e energjisë, këta do heqin minimumi dy rroga direkt. Ne se ftuam as tërmetin as pandeminë, por e përballuam, siç do përballojmë edhe luftën.
Shqipëria nuk është kjo me këta që dalin aty, i kemi parë si i zgjidhin këta kur patën pushtetin, flasin në emër të popullit dhe i thonë popullit dele, i marrin të keqen se ky popull të jep ujin në bisht të lugës. Do bëjmë gjithçka që ju të mos ndiheni vetëm.
Top Channel