Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Po ua shkatërrojmë tanket dhe helikopterët, nuk trembemi prej predhave ruse

14/03/2022 14:24

Zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë me dije se forcat ruse po sulmojnë me raketa dhe bateri artilerie nga të gjitha anët.

“Vendi ynë po bën qëndresë dhe po ua shkatërrojmë edhe tanket edhe helikopterët. Kemi kontroll në pothuaj gjithë qytetet e mëdha. U themi që të mos sulmojnë objektiva civilë se nuk trembemi prej predhave dhe raketave të tyre”, thuhet në njoftim, bën me dije gazetari i Top Channel Artur Bibe.

Ndër të tjera shton se nisin ushtarë 18-19 vjeç të pa stërvitur  për të na pushtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA