Maluma në Tiranë/ Super ylli kolumbian, koncert në festën e verës, në Sheshin Nënë Tereza

14/03/2022 15:25

Zemërthyesi i muzikës latine Maluma Baby mbërrin mbrëmjen e 14 marsit në Tiranë për një koncert madhështor.

Ylli botëror vjen në kuadër të turit të tij “Papi Juancho Tour”.

Prej disa ditësh stafi i tij ka mbërritur për të gjitha detajet teknike dhe skenografinë që tashmë është realizuar realizuar në Sheshin Nënë Tereza.

Koncerti pritet të fillojë në 20:00 dhe do të ketë edhe të ftuar artistë shqiptarë si Ronela Hajati apo Elgit Doda.

Publiku duket të jetë i shumtë. Shumica e të cilëve i kanë blerë biletat pothuajse dy vjet më parë, kur koncerti u anulua për shkak të pandemisë.

Disa ditë më parë Maluma ka përshëndetur publikun shqiptar nëpërmjet një videoje. Ku I bën thirrje publikut të mos mungojë më 14 mars në “Papi Juancho Tour”.

Maluma zhvilloi  një interes për muzikën në moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, Magia, një vit më vonë në 2012. Megjithatë, albumi i tij i suksesshëm ishte Pretty Boy, Dirty Boy i vitit 2015, i cili e çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë.

Kënga e tij “Hawái” arriti numrin tre në Billboard Global .  Me shitje prej mbi 18 milionë disqe (albume dhe këngë), Maluma është një nga artistët më të shitur të muzikës latine

Ai ka punuar me artistë të tjerë ndërkombëtarë, si Ricky Martin dhe The weeknd etc.  Maluma ka fituar një çmim Latin Grammy, një MTV Video Music Award, dy çmime muzikore të Amerikës Latine dhe është nominuar për një çmim Grammy për albumin më të mirë latin pop.

Koncerti i tij në Tiranë organizohet nga Bashkia e Tiranës dhe kompania “RedCloud”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA