Strehim refugjatëve nga Ukraina/ Federata shqiptare e futbollit në kontakt me federatën ukrainase

13/03/2022 20:17

Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar kontaktet për pritjen e familjeve të komunitetit të futbollit ukrainas, të cilët po tentojnë t’i shpëtojnë luftës në vendin e tyre.

Pas vendimit të marrë nga asambleja e përgjithshme e datës 2 mars, FSHF ka hartuar një plan pritjeje për të cilin Erand Ibrahimi shefi i marrëdhënieve me jashtë na tregon diçka më tepër.

Menjëherë pas vendimit të asamblesë kemi filluar kontaktet me homologët tanë të federatës së futbollit dhe të futsallës së Ukrainës. Ne kemi shprehur gatishmërinë për të mikpritur 100 familje të komunitetit të futbollit ukrainas, në për hotele apo edhe banesa që do t’i vemë në dispozicion të tyre”, thotë Erand Ibrahimi.

Situata çdo ditë që kalon rëndohet dhe nevoja e evakuimit të familjeve ukrainase po bëhet gjithmonë e më e madhe, megjithatë ende nuk ka një datë se kur pritet të vijnë në Shqipëri familjet e para nga Ukraina.

Nga kontaktet që kemi patur këto kohë homologët tanë janë duke marrë kontaktet sipas nevojave të komunitetit të futbollit në vendin e tyre për të hartuar listat në bashkëpunim me qeverinë e tyre e më pas të gjenden mënyrat e transferimit të tyre deri në kufirin shqiptarë nga ku do të merren më pas në dorëzim nga Federata Shqiptare e Futbollit për çdo gjë”, shprehet Ibrahimi.

Top Channel