Dita 18-të e luftës në Ukrainë, bombardime pranë NATO-s/ Vritet gazetari amerikan! Të hënën negociatat vazhdojnë ‘online’

13/03/2022 22:45

Kjo e diel shënon ditën e 18-të të luftës në Ukrainë, ndërsa u shënua vdekja e parë e raportuar, e një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë.

Ish-gazetari i “New York Times”, Brent Renaud u vra nga rusët në Irpin të Ukrainës këtë të diel, ndërsa dy gazetarë  të tjerë që ishin me të mbetën të plagosur.

Këshilltari në Presidencën ukrainase, Mykhailo Podoliak konfirmoi se bisedimet me Rusinë do të zhvillohen të hënën, përmes një takimi ‘online’. Sipas tij, negociatat do të vazhdojnë tashmë pa ndërprerje përmes videokonferencave.

Ukraina thekson se është e gatshme të negociojë, por jo të dorëzohet apo të pranojë ndonjë ultimatum.

Lufta i afrohet NATO-s/ Rusia bombardon bazën pak kilometër larg Polonisë! NATO: Përgjigjemi edhe ndaj goditjes

Një bombardim në orët e para të së dielës, nga ushtria ruse në bazën ushtarake në qytetin e Lviv, i cili është vetëm 80 kilometra larg kufirit me Poloninë, vend anëtar i NATO, ka përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

Qendra Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në rajonin Javoriv të Lviv, e cila është formuar më 2007 për të trajnuar forcat e armatosura të Ukrainës, sidomos misionet paqeruajtëse u bombardua. Nga sulmi konfirmohet se kanë humbur jetën 35 persona dhe janë plagosur 134 të tjerë, ndërsa ministria e mbrojtjes ruse shprehet se ka vrarë 180 mercenarë.

Evakuimi i shtetasve të huaj! Po largohen nga Kievi mes frikës së bombardimeve

Këtë të diel në mbrëmje, është nisur nga Kievi një autokolonë e gjatë me shtetas të huaj që po largohen nga vendi, mes frikës së bombardimeve nga forcat ruse.

21:36 Bashkë për Ukrainën/ Erdogan për drekë me Micotaqis në Stamboll

Udhëheqësit e Greqisë dhe Turqisë janë takuar në Stamboll pas përplasjeve të shumta kohët e fundit mbi çështjet detare, të energjisë, statusin e ishujve të Egjeut dhe migrimin.

20:17 Strehim refugjatëve nga Ukraina/ Federata shqiptare e futbollit në kontakt me federatën ukrainase
Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar kontaktet për pritjen e familjeve të komunitetit të futbollit ukrainas, të cilët po tentojnë t’i shpëtojnë luftës në vendin e tyre.

Pas vendimit të marrë nga asambleja e përgjithshme e datës 2 mars, FSHF ka hartuar një plan pritjeje për të cilin Erand Ibrahimi shefi i marrëdhënieve me jashtë na tregon diçka më tepër.

19:50 Pogradecari: Nuk iki nga Ukraina/ Rrëfimi për ditët nën bombat ruse: Me krismat, u mësuam në ‘97

Ermiri dhe Rudi lanë Pogradecin katër vite më parë, për të nisur një jetë të re e ngritur një biznes të tyren në Ukrainë.

Ermiri vijon të jetë atje duke jetuar me frikën dhe të papriturat që prodhon lufta. Ai pranoi të intervistohet nga Top Channel përmes telefonit.

19:34 U larguan nga lufta! Mbërrin në Shqipëri familja e parë ukrainase

Një familje ukrainase që është larguar nga vendi që është në situatën lufte ka mbërritur këtë të diel në Shqipëri.

19:17 Parakalimi i serbëve në Beograd, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës

Një aktivitet në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës u mbajt këtë të diel në kryeqytetin serb, Beograd. Kjo protestë u organizua nga grupi i krahut të djathtë “Patrulla Popullore”.

16:54 Këshilltari presidencial ukrainas: Mund të kemi rezultate nga negociatat e ardhshme me Rusinë
Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak tha sot se beson që bisedimet me Rusinë në ditët e ardhshme do të arrijnë të kenë rezultate konkrete.

Në një video të postuar në Twitter, Podoliak tha se Rusia bëhet shumë më e ndjeshme ndaj pozicionit ukrainas dhe se “ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive”.

16:42 Zyrtari ukrainas: Që nga fillimi i luftës janë vrarë më shumë se 2,100 banorë të Mariupolit
Këshilli i Qytetit të Mariupolit ka bërë me dije përmes një deklarate që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë janë vrarë më shumë se 2,187 banorë të këtij qyteti.

Zyrtarët lokalë të Mariupolit të rrethuar thanë se qyteti ka qenë nën bombardime pa shërbime dhe furnizime thelbësore për gati dy javë. Sipas tyre të paktën 22 sulme ruse janë zhvilluar vetëm në 24 orët e fundit në qytet.

16:33 Deputetja ukrainase: Çështje kohe para se Rusia të sulmojë Poloninë

Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”.

16:21 Kryebashkiaku i Lviv: Ne kemi nevojë për qiell të mbyllur dhe për pajisje ushtarake

Kryetari i qytetit të Lviv në perëndim të Ukrainës, Andriy Sadovyi i ka bërë thirrje NATO-s që të mbyllë hapësirën ajrore të tij, pasi tashmë lufta është afruar shumë afër kufijve të aleancës.  Teksa e quajtur ‘tronditës’ sulmin e mëngjesit të sotëm në Ukrainë, ai kërkon ndihmë për refugjatët ukrainas dhe për pajisjen e Ukrainës me mjete ushtarake të domosdoshme në situatën aktuale në të cilën ndodhet.

15:51 Lufta në Ukrainë, SHBA: Putin është ‘nën presion’ nga fakti që forcat e tij nuk po bëjnë përparimin e synuar

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha sot në lidhje me qëndrimin bërthamor të presidentit rus Vladimir Putin se nuk është bërë ndonjë gjë që SHBA të ndryshojë qëndrimin e saj bërthamor.  “Ne po e shikojmë këtë jashtëzakonisht nga afër, dhe padyshim, rreziku i përshkallëzimit me një fuqi bërthamore është i rëndë dhe është një lloj konflikti i ndryshëm nga konfliktet e tjera që populli amerikan ka parë gjatë viteve,” i tha Sullivan.

14:36 Zelensky: Prioriteti ynë kryesor është furnizimi me ndihma i Mariupolin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se detyra parësore e Ukrainës për momentin është të sjellë ndihma në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Ai tha se një autokolonë humanitare ishte vetëm 80 km larg nga qyteti, i cili ka qenë nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse për gati një javë.

14:00 Vritet ish-gazetari i “New York Times” në Ukrainë (Emri+Foto)

Ish-gazetari i “New York Times” Brent Renaud është vrarë në Irpin të Ukrainës këtë të diel.

14:01 Britania e Madhe: Shtëpitë rusëve të iu vunë sanksione të përdoren për qëllime humanitare

Ministri i Kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Gove, tha të dielën se Britania mendon të përdorimi shtëpitë dhe pronat e individëve rusë të sanksionuar për qëllime humanitare.”Ka një pengesë ligjore mjaft të lartë për të kaluar dhe ne nuk po flasim për konfiskim të përhershëm, por ne po themi ‘Ti’ ri sanksionuar. Ju jeni duke mbështetur Putinin. Kjo shtëpi është këtu, ju nuk keni të drejtë ta përdorni apo të përfitoni prej saj dhe, më shumë se kaq, ndërkohë që nuk po e përdorni apo nuk përfitoni prej saj, nëse ne mund ta përdorim për të ndihmuar të tjerët, le ta bëjmë këtë,” tha Gove.

13:39 Rusia akuzohet për rrëmbimin e kryetarit të dytë në Ukrainë

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar ushtrinë ruse për rrëmbimin e një kryebashkiaku tjetër, brenda tre ditësh Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkruan në Tëitter se Yevhen Matveyev u kap në qytetin jugor të Dniprorudne, duke akuzuar Rusinë për taktika “terrori”. Më herët, presidenti i Ukrainës akuzoi Rusinë se po përpiqet të krijojë “pseudo-republika” për të copëtuar vendin e tij.

12:43 Negociatat Rusi-Ukrainë, dy ditët e ardhshme pritet të zhvillohet raundi i katërt i negociatave

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Podoliak Belta tha sot se bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javën e ardhshme. “Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella kundër-ligjore, do të planifikohet një takim – raundi i katërt i negociatave. Mund të jetë nesër, pasnesër,” i tha Podoliak Belta. Më tej ai shtoi se propozimet për zgjidhjen e konfliktit janë të shumta, por më e rëndësishmja sipas tij është një armëpushim.

13:00 Papa thirrje Rusisë: Në emër të Zotit ndalojeni masakrën!

Papa Françesku ka dënuar në mënyrë të ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.

“Në emër të Zotit, le të dëgjohet klithma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai gjatë meshës së të dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Bombardimet e spitaleve të fëmijëve dhe civilët janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa.

12:00 India zhvendos përkohësisht në Poloni ambasadën e saj në Ukrainë

India po zhvendos përkohësisht në Poloni ambasadën e saj në Ukrainë për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë atje prej sulmeve ruse. Ky njoftim ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë (MEA) në një deklaratë të dielën. “Në funksion të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet në pjesët perëndimore të vendit, është vendosur që ambasada indiane në Ukrainë do të zhvendoset përkohësisht në Poloni”, thuhet në deklaratë.

11:58 Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmet ruse në objektin e stërvitjes ushtarake

Mësohet se numri i të vdekurve nga sulmet ruse në objektin e stërvitjes ushtarake mëngjesin e sotëm ka arritur në 35. Administrata rajonale e Lviv ka lajmëruar sot se sulmet ajrore ruse në terrenin stërvitor ushtarak Yavoriv vranë 35 qytetarë të pafajshëm ukrainas. Gjithashtu, ai shtoi se 134 persona të tjerë janë shtruar në spital për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sulmet me raketa herët në mëngjes.

11:47 Presidenti polak: Përdorimi i armëve kimike mund të nxisë ndërhyrjen e NATO-s

Presidenti polak, Andrzej Duda tha se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund ta shtyjë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos ndërhyrë ushtarakisht në konflikt me Rusisë dhe Ukrainës. I pyetur nga BBC nëse nëse mendon se presidenti Putin mund të përgatitej të përdorte armë kimike gjatë luftës në Ukrainë ai tha se nga Putin mund të pritet çdo gjë. “Nëse po më pyesni nëse Putini mund të përdorë armë kimike, unë mendoj se Putini mund të përdorë çdo gjë tani, veçanërisht kur është në këtë situatë të vështirë. Politikisht, ai tashmë e ka humbur këtë luftë, dhe ushtarakisht, ai nuk po e fiton atë. Sigurisht, të gjithë shpresojnë se ai nuk do të guxonte ta bënte këtë,” tha Duda.

11:37 Sulmi ajror rus, shkatërrohet një pallat në Chernihiv

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se një sulm ajror rus ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin verior të Chernihiv. Sipas tij, të paktën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në sulm, ndërsa shtatë të tjerë janë shpëtuar. Videot e pa verifikuara në mediat sociale treguan tym të zi që dilte nga ndërtesa nëntëkatëshe ndërsa zjarrfikësit po luftonin për të ndaluar flakët.

11:23 Ukrainë, sulmohet treni për evakuimin e refugjatëve

Një tren pasagjerësh që po bënte rrugën për të marrë refugjatët që po evakuoheshin nga Ukraina lindore ka qenë shënjestra tjetërt e radhës e forcave ruse. Kompania hekurudhore kombëtare e Ukrainës ka njoftuar se është vrarë një pjestar i ekuipazhit të trenit dhe një punonjës tjetër u dërgua në spital. Sipas tij, treni ishte gati të merrte banorët që po evakuoheshin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në stacionin Lyman, duke përfshirë 100 fëmijë.

9:49 Çfarë do të bëjë Gjermania nëse nuk rrjedh më gaz rus?

Kërcënimi i Rusisë për t’ia mbyllur Europës rubinetin e gazit ka nxitur kërkime të ethshme për alternativa të tjera. Nga opsionet që janë në tryezë asnjëra nuk është shumë e shpejtë dhe e vlefshme.

9:30 Sulmi në bazën ushtarake në Lviv, nëntë të vrarë dhe 57 të plagosur

Nëntë persona janë vrarë dhe 57 plagosur gjatë sulmit në një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore në Lviv, tha guvernatori i rajonit, Maksym Kozytsky. Autoritetet tani po punojnë për të shuar zjarrin në bazë, tha ai në një konferencë për shtyp. Kozytsky tha se Rusia gjuajti më shumë se 30 raketa në objektin ushtarak të Yavoriv. Një numër i madh autoambulancash kanë shkuar në bazë.

8:30 Sa larg do të shkojë Putini?

Pas bombave në spital vjen bomba atomike? Nuk mund t’i kuptosh dot më me arsye vrasjet monstruoze në Ukrainë, shkruan Miodrag Soric. Nëse do ta quash “të çmendur” Vladimir Putinin, është njësoj si me Stalinin, Leninin apo Maon: Pushtetarë të etur mjaft kalkukues, të nxitur me fanatizëm nga ideologjia e tyre. Putini dëshiron ta bëjë Rusinë një superfuqi sërish, pavarësisht çmimit. Ai e ndjek këtë qëllim, edhe kundër vullnetit të popullit të tij dhe elitave të instaluara prej tij e të korruptuara. Të dyja palët me sulmin në Ukrainë ai jo vetëm i ka habitur, ish-punonjësi i shërbimit sekret ka tradhtuar interesat e tyre.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA