Kryebashkiaku i Lviv: Ne kemi nevojë për qiell të mbyllur dhe për pajisje ushtarake

13/03/2022 16:21

Kryetari i qytetit të Lviv në perëndim të Ukrainës, Andriy Sadovyi i ka bërë thirrje NATO-s që të mbyllë hapësirën ajrore të tij, pasi tashmë lufta është afruar shumë afër kufijve të aleancës.

Teksa e quajtur ‘tronditës’ sulmin e mëngjesit të sotëm në Ukrainë, ai kërkon ndihmë për refugjatët ukrainas dhe për pajisjen e Ukrainës me mjete ushtarake të domosdoshme në situatën aktuale në të cilën ndodhet.

“Kam pasur një takim me politikanë polakë dhe kryebashkiakë polakë. Dërgova një mesazh shumë të fortë, 20 km (12.5 milje) nga kufijtë e Bashkimit Evropian. Ne kemi nevojë për pajisje ushtarake, kemi nevojë për jelek antiplumb, kemi nevojë për [helmeta]… Ne kemi nevojë për mbështetje dhe ndihmë së bashku, ndihmë [për] refugjatët dhe ndihmë [për] trupat ukrainase,” theksoi ai.

Duke qenë se Lvivi është një qytet që ndodhet shumë afër Polonisë, ai tha se NATO duhet të ketë më tepër kujdes a pasi lufta është afruar shumë më afër kufirit të saj.

“Ne kemi nevojë për qiell të mbyllur, kemi nevojë për pajisje ushtarake… Ne kemi nevojë për një vendim sot. Ne kemi nevojë për jelek antiplumb sot, jo nesër. Nesër përfundon raketa ruse në Bashkimin Evropian,” tha Sadovyi.

Top Channel