Një familje ukrainase që është larguar nga vendi që është në situatën lufte ka mbërritur këtë të diel në Shqipëri.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në rrjetin social “Facebook” ka postuar një foto të familjes që po strehohet në vendin tonë.

Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë! Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen! Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj”, shkruan Spiropali.

Rreth 13,000 civilë ukrainas janë evakuuar përmes korridoreve humanitare gjatë të shtunës, dhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës. Ky numër i të evakuuarve është pothuajse dyfish më i lartë krahasuar me një ditë më parë.

 

Top Channel