Zyrtari ukrainas: Që nga fillimi i luftës janë vrarë më shumë se 2,100 banorë të Mariupolit

13/03/2022 16:42

Këshilli i Qytetit të Mariupolit ka bërë me dije përmes një deklarate që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë janë vrarë më shumë se 2,187 banorë të këtij qyteti.

Zyrtarët lokalë të Mariupolit të rrethuar thanë se qyteti ka qenë nën bombardime pa shërbime dhe furnizime thelbësore për gati dy javë. Sipas tyre të paktën 22 sulme ruse janë zhvilluar vetëm në 24 orët e fundit në qytet.

“Njerëzit janë në një situatë të vështirë prej 12 ditësh. Nuk ka energji elektrike, ujë dhe ngrohje në qytet. Nuk ka pothuajse asnjë komunikim celular. Rezervat e fundit të ushqimit dhe ujit po mbarojnë”, thuhet në një deklaratë.

Fotot e fundit satelitore tregojnë dëme të mëdha në infrastrukturën rezidenciale dhe civile të qytetit.

Top Channel