Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmet ruse në objektin e stërvitjes ushtarake

13/03/2022 11:58

Mësohet se numri i të vdekurve nga sulmet ruse në objektin e stërvitjes ushtarake mëngjesin e sotëm ka arritur në 35.

Administrata rajonale e Lviv ka lajmëruar sot se sulmet ajrore ruse në terrenin stërvitor ushtarak Yavoriv vranë 35 qytetarë të pafajshëm ukrainas.

Gjithashtu, ai shtoi se 134 persona të tjerë janë shtruar në spital për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sulmet me raketa herët në mëngjes.

Më herët, autoritetet kishin raportuar më parë për nëntë vdekje.

Top Channel