14/11 23:01
Situata mes Brunos dhe Florjanës ka qenë e tensionuar edhe pse janë deklaruar për njëri-tjetrin. Florjanës nuk i pëlqejnë aspak komentet e Brunos kundrejt Efit, madje e shqetësojnë dhe diskutimet i bën jashtë kamerave.
Florjana: A ke thënë që nuk të intereson?
Bruno: Po.
Florjana: Kur i kthen ashtu përgjigje, do të thotë që të intereson. Mënyra se si ia vazhdon gërricjet, nuk më pëlqen.
Ajo duket e acaruar dhe çohet të largohet, ndërsa Bruno, ndryshe nga çfarë kemi parë herët e tjera, ka shkuar nga mbrapa duke i marrë valixhen që ta bëjë të qeshë dhe më pas e përqafon.
Por Florjana e acaruar i përgjigjet: Në vend që të më qetësosh, ti më acaron mua.
Top Channel