Miratohet paketa e krizës/ Indeksohen pensionet. Para në dorë për çmimet e rritura

12/03/2022 19:28

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike, si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet. Kjo paketë që përmban 7 pika.

“3.6 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve.

30 mijë leke te vjetra kompensim  për 3 muaj rresht për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, përfitojnë 434 mijë qytetarë.

Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do shkojë në 1.4 miliardë lekë

5 milion dollar për të mbështetur qytetarët që përdorin linjat urbane qytetase dhe ndërqytetase.

Hyn në fuqi dy muaj përpara ligji për zerimin e taksës për pagat  deri në 400 mijë lekë, përgjysmimi taksës për pagat deri në 500 mijë lekë dhe uljen e taksave për pagat deri ne 1 milion lekë.

Në prill paga minimale 320 mijë lekë të vjetra.

20 miliard lekë të tjera, financimin e mburojës së çmimit të energjisë.” 

Kryeministri sqaroi se taksat e naftës nuk do të hiqen pasi çmimi i energjisë nuk do të rritet.

“Taksat e naftës nuk do hiqen dhe për këtë nuk ka proteste me drita Iphoni që e zhbën. Nuk do hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do rritet. Ky është thelbi i moralit dhe arsyes së kësaj zgjedhjeje. Se ata 650 mln euro në rastin më të keq që duhet ti paguajmë deri në fund të vitit nuk kemi mundësi ti paguajmë nëse mbajmë taksat më të ulëta.”

Qeveria do paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë të funksionarëve dhe zyrtarëve që kanë automjete institucionale.

Për qytetarët që janë ngritur në protestë që prej ditës së mërkurë kryeministri Rama shprehu keqardhje.

“Dhe 4 vjet të zgjasë kjo protestë asgjë tjetër nuk do bëjë përveç shprehjes së keqardhjes.”

Familjet dhe biznesi i vogël do të vijojnë ta paguajnë faturën e energjisë elektrika aq sa dhe më parë. Rama tha se në faturë krahas shumës që u takon qytetarëve do të bëhet transparente edhe pjesa që paguan qeveria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA