Helidon Bushati, deputet i Shkodrës, deklaroi se Partia Demokratike po shkon drejt atrofizimit, duke theksuar se po bëhemi meme me karrige se nuk lëshojmë karrigen.
Duke iu drejtuar kreut të PD-së, Bushati tha se keni humbur beteja, por mund të fitosh betejën për dinjitetin dhe figurën tënde.
Ai kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së, me logjikën se është e vetmja rrugë që të çon drejt një zgjidhje. Bushati i tha Bashës që të lërë karrigen dhe të fitojë respektin e njerëzve, duke theksuar më tej se nuk ekziston asnjë zgjidhje përveç se kësaj.
Bushati: Kryetar është fatkeqësi që sot nuk jemi në shesh së bashku me protestuesit por këtu, duke u marrë me procedura partie. Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi këtu duke qarë hallin e karrigeve tona. Është rasti i parë në historinë tonë që një kryetari partie i kërkohet dorëheqja nga grupi i vet parlamentar. Me qëndrimin tuaj po ndihmoni në agonizimin e partisë dhe po e bëni Partinë Demokratike të kthehet në objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajën me karrigen. Një drejtues që ka humbur beteja dhe gara mund të fitojë betejën kryesore që është beteja për dinjitetin e emrit të tij nëpërmjet dorëheqjes. Dorëheqje, por duke ngelur pjesë e zgjidhjes së problemit. Sot jemi këtu për të dëgjuar një dhe vetëm një gjë…dorëheqje! Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e të fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve. Është koha të mendojmë për bashkimin e demokratëve. Kjo nuk ndodh duke u mbërthyer pas karriges, kjo ndodh kur secili prej nesh bën hapa pas, sakrifikon dhe mendon për ata demokrat ata shqiptarë që presin prej nesh. Sot PD, ka nevojë për një Kuvend Bashkimi”.
Top Channel