Në mbledhjen e sotme me furnizuesit e naftës në vend, Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur që sot çmimi i naftës të jetë 217 lekë, nga 223 që ishte ditën e djeshme.
Në mbledhjen e zhvilluar në Ministrinë e Financave, u morën edhe vendimet për çmimin e benzinës dhe të gazit, të parcaktuara nga bordi.
Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë, për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
Po ashtu, u vendos që çmimi i shitjes me pakice të nënproduktit gaz për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.
Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë dhe në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.
Top Channel