Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të bëjë thirrje për t’i dhënë fund marrëdhënieve normale tregtare me Rusinë të premten. Kjo, pas pushtimit të Ukrainës, sipas një burimi të njohur me këtë çështje.
Vendimi do t’i jepte leje Shtëpisë së Bardhë për të rritur tarifat ndaj Kremlin-it.
“Nesër Presidenti Biden do të njoftojë se SHBA, së bashku me G-7, Bashkimin Evropian, do të bëjnë thirrje për të revokuar statusin e Kombit më të Favorizuar për Rusinë, ose do të quajnë marrëdhënie normale të përhershme tregtare, ‘PNTR’ në SHBA”, citon burimi.
Sipas tij, presidenti Biden dhe administrata vlerësojnë udhëheqjen bipartizane të Kongresit dhe thirrjet e tij për revokimin e PNTR-së.
Pas njoftimit nesër, administratori pret të punojë me Kongresin për legjislacioni për revokimin e PNTR-së, sqaron më tej burimi.
Një grup bipartizan ligjvënësish ka shprehur tashmë publikisht mbështetje për këtë veprim.
Top Channel