Kim Kardashian merr vetëm 1 euro dëmshpërblim për grabitjen në Paris, i vodhën edhe unazën 4 milionë dollarëshe
Katër persona u plagosën të hënën në mëngjes në lagjen Brickell të Miamit, pasi një vinç në një kantier ndërtimi u shemb papritur dhe goditi një automjet, i cili më pas u përfshi nga flakët. Operatori i vinçit arriti të hidhej nga kabina në momentin e fundit dhe të shpëtonte.
Shembja ndodhi në rrethana ende të paqarta. Vinçi ra mbi një makinë të bardhë që po lëvizte në një rrugë pranë kantierit.
Shefi i zjarrfikësve të Miamit, Robert Hevia, tha se drejtuesja e automjetit e pa vinçin duke u rrëzuar dhe arriti të tërhiqej pak përpara se struktura të binte mbi makinën e saj.
Shoferja pësoi lëndime të lehta dhe u transportua në një spital aty pranë për trajtim.
Vinçi goditi gjithashtu një kontejner të madh metalik që shërbente si hapësirë magazinimi dhe brenda të cilit ndodheshin dy punëtorë.
Zjarrfikësit zhvilluan një operacion kompleks për t’i nxjerrë ata nga kontejneri. Një pjesëtar i ekipit preu strukturën metalike për të krijuar një hapje dhe për të liruar punëtorët, ndërsa një tjetër u angazhua në shuarjen e zjarrit të shkaktuar pas përplasjes.
Dy punëtorët e bllokuar u nxorën nga kontejneri dhe, së bashku me operatorin e vinçit, u dërguan në spital me lëndime të lehta.
Pamjet e incidentit tregojnë momentin kur operatori i vinçit arriti të largohej nga kabina pak para shembjes së strukturës.
Sipas autoriteteve, ai arriti të shpëtonte duke u hedhur nga makina e vinçit në momentin e fundit.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të siguruar zonën, ndërsa ekipet e shpëtimit punuan për nxjerrjen e personave të bllokuar.
Four people were hospitalized after a crane collapsed at a Miami construction site Monday morning, officials said.
The city’s fire chief on Monday morning said that he was thankful a call involving a collapsed crane and a burning car had no fatalities. https://t.co/6pN0iPzL2M https://t.co/VshkUGYDy5
— ABC News (@ABC) September 14, 2026
Top Channel