Autoriteti i Konkurrencës: Janë nën monitorim subjektet që operojnë vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer

11/03/2022 16:21

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetimin për tregtimin e karburanteve naftë e benzinë pas evidentimit të dyshimeve për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës.

“Autoriteti i Konkurrencës, me përgjegjshmëri të lartë ligjore, i shfrytëzoi maksimalisht kompetencat që i jep Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, ndaj edhe procedura e mësipërme e hetimit filloi që me marrjen e sinjaleve të para dhe konstatimeve se, në muajt e fundit, çmimet e karburanteve naftë dhe benzinë kishin një tendencë për tu ngritur, pra pa pritur agravimin e situatës së ditëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Por ka nisur hetimi për të gjithë kompanitë e tregitimit të karburanteve dhe për ato kompani që do të provohet se kanë shkelur dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, masat e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në përputhje me penalitetet e parashikuara.

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës, nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA