Vajza e Donald Trump ndan foton, ja librat që po lexon për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë dhe Ballkanit
Senati amerikan ka miratuar me shumicë dërrmuese një paketë për të ofruar 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. Institucioni e dërgoi projektligjin në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrimin e Presidentit Joe Biden.
Dispozita është pjesë e një projektligji më të madh të shpenzimeve të qeverisë.
Ajo u miratua pasi demokratët në pushtet hoqën fondet për lehtësimin e COVID-it.
Kjo, për shkak të rezistencës nga përfaqësuesit republikanë.
“Ne po u japim ukrainasve miliarda për ushqim, ilaçe, strehim dhe mbështetje për mbi dy milionë refugjatë që u është dashur të largohen nga Ukraina, si dhe financime për transferimin e armëve si Javelins dhe Stingers”, u shpreh përpara votimit kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.
Top Channel