Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata ish-presidentin ekuadorian Abdalá Jaime Bucaram Ortiz, më arsyetimin se ai është i përfshirë në korrupsion madhor.
Dash thotë se gjatë mandatit të tij si president i Ekuadorit, Bucaram u angazhua në akte të shumta korruptive, duke përfshirë marrjen e ryshfetit dhe vjedhjen e fondeve publike dhe ndërhyrjen në proceset publike.
Departamenti amerikan i shtetit thoë se bashkë me ish presidentin edhe bashkëshortja e Bucaram, María Rosa Pulley Vergara, dhe djemtë Jacobo Abdalá Bucaram Pulley, Abdalá Jaime Bucaram Pulley dhe Michel Abdalá Bucaram Pulley, do iu ndalohet hyrja në shtetet e bashkuara.
Ky përcaktim, thuhet në vendimin e DASH, rikonfirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin që minon besimin e popullit ekuadorian në institucionet e tij demokratike.
“Ne qëndrojmë me të gjithë ekuadorasët në mbështetje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe kundër atyre që minojnë këto parime për përfitime personale”, thuhet në fund.
Top Channel