“Rusia, bomba me vakum në Ukrainë”/ Britania: Zhdukin çdo gjë në rrugën e tyre

09/03/2022 22:20

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, zyrtarët ukrainas dhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë ngritur alarmin mbi përdorimin e mundshëm të armëve termobarike ose “bombave me vakum”.

Më 9 mars, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se Rusia kishte konfirmuar se po përdor armët në Ukrainë.

Armët termobarike thithin oksigjen nga ajri përreth për të gjeneruar një shpërthim me temperaturë të lartë, duke prodhuar një valë shpërthimi me një kohëzgjatje të gjatë që zhduk çdo gjë rreth saj.

Nga ana tjetër SHBA thotë se ka parë indikacione se Rusia po hedh bomba pa një objektiv të saktë  në Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas po akuzojnë gjithnjë e më shumë Rusinë për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve, por Rusia ka këmbëngulur se po përdor municione precize dhe po godet objektiva ushtarake.

Komentet nga SHBA erdhën menjëherë pasi Ukraina akuzoi Rusinë të mërkurën për bombardimin e një materniteti në qytetin port të Mariupolit.
Perëndimi po ashtu paralajmëron se Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike në Kiev.

Ata thanë se një sulm i tmerrshëm në kryeqytetin ukrainas mund të lëshohej pasi forcat ruse të kapërcejnë problemet logjistike me trupat e drejtuara drejt Kievit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA