Uarda Koci tregoi për “Shqipëria Live” disa nga kërkesat që ka paraqitur këngëtari me famë botërore Maluma para koncertit në Shqipëri, më 14 mars.
Kërkesat e paraqitura nga stafi i tij fillonin me një tavolinë ping-pongu në prapaskenë. Një detaj disi i çuditshëm por i domosdoshëm nga ana e këngëtarit.
“Maluma është një djalë super solar dhe gjithë ky ndriçim, pozitivitet i tij përcillet tek stafi i jashtëzakonshëm”, tha Uarda, një nga organizatoret e koncertit.
Disa nga kërkesat përfshinin kafenë, çajin dhe mjaltin.Një kërkesë tjetër po aq e domosdoshme janë çamçakëz pa sheqer, pasi në këtë mënyrë ai redukton stresin.
“I kemi sugjeruar stafit produktet vendore dhe njëkohësisht i promovojme produktet tona”, u shpreh Uarda.
Top Channel