Mori fitoren e bashkisë Shkodër, Bardh Spahia: Falenderoj të rinjtë me energji shpërthyese, kanë qenë krah meje në betejat për PD

09/03/2022 21:34

Partia Socialiste ka fituar 5 nga 6 bashkitë që morën pjesë në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura më 6 mars. Partia Socialiste ka fituar në bashkitë Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë Dibër dhe Durrës. Vetëm në Shkodër, garën deri tani po e fiton kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.

Bardh Spahia ka reaguar në Facebook duke falënderuar të rinjtë me energji shpërthyese që kanë qenë krah meje në betejat për PD.

Bardh Spahia: Në përfundim të kësaj gare plot emocione të forta, dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë për çdo bashkëqytetarë që më besoj me votë drejtimin e Bashkisë Shkodër, në këtë vit mandat! Ishte ai bashkim i jashtëzakonshëm zemrash misionare, që frymoi ditë pas dite shpresën për ndryshim, duke sjellë fitoren tonë të përbashkët për Shkodrën tonë. 

Çdo votë mbështetëse të 6 Marsit e ndjej si përgjegjësi të fortë, si vullnet për të përmbushur shpresat e bashkëqytetarëve të mi, për ta bërë Shkodrën, vendin ku mund të jetohet mirë, me punë dhe dinjitet. E këtë do ta bëjmë edhe me ata që nuk më votuan, sepse siç e kam thënë edhe gjatë fushatës, Shkodrën e kemi të gjithë bashkë. Është krenaria jonë!

Kjo fitore është shprehje e qartë e besimit për ndryshimin, që nisi nga Shkodra, e që do të vijojë edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë. Është dëshmia më e pastër, se liria është një vlerë e panegociueshme dhe qëndresa ndaj të keqes mbetet një mision, që trashëgohet në Shkodër.

Ndër të tjera thotë se fitorja i tregoi se janë në rrugën e duhur dhe i ftoi të gjithë të bashkohen. “Dera është e hapur për rikthimin e të gjithë atyre, që e gjejnë ende veten tek vlerat e lirisë, zgjedhjes e meritës, por edhe të kujtdo tjetër, që dëshiron të na bashkohet në këto parime”, shkroi Spahia.

Bardh Spahia: Nuk ishte një betejë e lehtë, përballë një regjimi që ka kapur çdo pushtet. Këtë e provoi direkt secili nga kandidatët e opozitës së vërtetë, “Shtëpisë së Lirisë”. Për më tepër, ishte një garë që u zhvillua në kushte të pazakonta, e aspak të dëshirueshme për Partinë Demokratike, me rrugëtimin e të cilës jam rritur e formuar. Por motivimi ishte i lartë, njëlloj si fryma e krijuar nga lëvizja e Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe koalicioni që e përfaqësoi në këto zgjedhje, “Shtëpia e Lirisë”. Mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin për këtë fitore!

Kjo fitore na tregoi se ne jemi shumica e në rrugën e duhur! Bashkimi i njerëzve të lirë gjeneron frymë dhe është garanci për fitore. Shkodra e dha këtë leksion demokracie, prandaj dera është e hapur për rikthimin e të gjithë atyre, që e gjejnë ende veten tek vlerat e lirisë, zgjedhjes e meritës, por edhe të kujtdo tjetër, që dëshiron të na bashkohet në këto parime.

Një falenderim i posaçëm i shkon ekipit tim të fushatës, të rinjtë me energji shpërthyese, që nuk janë dorëzuar asnjëherë krah meje, në betejat shumëvjeçare për Partinë Demokratike, e që punuan fort për fitoren e 6 Marsit! Jeni më të mirët!

Familjes sime, bashkëshortes, fëmijëve, nënës, vëllezërve e motrave, u jam mirënjohës e u mbetem borxhli si gjithmonë, prej ditës së parë kur kam hyrë në politikë. Jam me shumë fat që ju kam! Tani është koha e punës, në interes të Shkodrës e banorëve të saj!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA