Legjenda e Brazilit, Ze Roberto thotë se mund të luajë për Man City edhe pse është 47 vjeç (fotot)

09/03/2022 21:39

Legjenda e kombëtares braziliane të futbollit Ze Roberto ka bërë një pretendim të guximshëm duke thënë se mund të luajë lehtësisht për skuadrën e Pep Guardiolas Manchester City, megjithëse është 47-vjeç.

Ish-mesfushori ka luajtur me Palmeiras deri në dhjetorin e vitit 2017, kur ishte 43 vjeç, duke i dhënë një fund karriere 23-vjecare në të cilën ka luajtur për Real Madrid, Bayer Leverkusen, Bayern Munich e Hamburg, mes të tjerave.

Por edhe tani Ze Roberto qëndron në një formë spektakolare fizike megjithse ka pesë vjet që nuk luan futboll profesionist.

Kjo e ka bërë ish lojtarin e Bayern të pretendojë edhe pse me shaka, se mund të pranohet në skuadrën e Pep Guardiola,  Man City, që konsiderohet si një nga skuadrat më të mira në botë.

Roberto tha në një intervistë me Sky Sports: “Nuk kam ndaluar asnjëherë stërvitjen.”

“Sikur të vishja sot bluzën e Man City, në formën fizike që jam dhe me mënyrën sesi ata luajnë, mund të luaja lehtësisht në qendër të mesfushës pasi ata janë një skuadër që nuk e humbasin kurrë topin”.

Pretendimi i tij vjen megjithse kampionët e  Premier League mburren me një nivel të lartë aftësish teknike përveç formës ekstreme fizike.

Vetë Ze Roberto ka akumuluar 1000 paraqitje në fushë dhe ka arritur një rekord prej 84 ndeshjes me kombëtaren e Brazilit, të cilat përfshijnë dy kupa bote.

Ai thotë madje se as ylli i Manchester United Cristiano Ronaldo nuk mdun të perserisë bëmën e tij për të luajtur futboll profesionist pas moshës 40 vjeçare.

FOTO GALERI
2/3
Ze Roberto qëndron në një formë spektakolare fizike megjithse ka pesë vjet që nuk luan futboll profesionist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA