“Nuk është e nevojshme të provohet se ndeshjet ishin të trukuara”/ Rasti Negreira, avokati i njohur: Ja si do veprojë UEFA
Luka Modriç nuk e ka mbyllur derën për një rikthim te Real Madridi.
Mesfushori kroat, i cili aktualisht aktivizohet te Milani, ka pranuar se dëshiron një ditë të rikthehet në klubin madrilen, por vetëm nëse mund të ketë një rol konkret dhe të jetë i dobishëm për skuadrën.
Në një intervistë për “Cadena Cope” pas ndeshjes Kroaci-Spanjë, Modriç foli me emocion për raportin e tij me Real Madridin, klub ku kaloi 13 vite të jashtëzakonshme.
“Sigurisht, Real Madridi është shtëpia ime, është klubi i jetës sime. Isha atje për 13 vjet. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. E kam thënë edhe më parë: sigurisht që do të doja të kthehesha, por të isha i dobishëm, të punoja për Madridin. Jo vetëm të qëndroja në Madrid, por të ndihmoja në çdo mënyrë që mundem”, deklaroi kroati.
Megjithatë, Modriç e di se një rikthim i tillë do të kërkonte që shumë gjëra të përputheshin.
“Duhet gjithashtu të përgatitem dhe të kuptoj se çfarë do të bëj, çfarë roli do të kem dhe nëse klubi më dëshiron. Shumë gjëra duhet të përputhen për t’u rikthyer, por do ta shohim. Për momentin nuk po mendoj për këtë”, u shpreh ai.
Pavarësisht moshës, fituesi i “Topit të Artë” nuk duket gati të largohet nga futbolli. Modriç theksoi se ende ndien pasionin dhe ambicien për të vazhduar të luajë në nivelet më të larta.
“Ndihem mirë, kam ende pasionin, ambicien dhe forcën. Për sa kohë që ndihem kështu, dua të vazhdoj të luaj”, tha ai.
Kroati nuk dëshiron të vendosë një afat për karrierën e tij, duke preferuar ta marrë vendimin gradualisht.
“Sa do të zgjasë në këtë moshë? Nuk mund të them. Mund të jenë dy muaj, tre muaj, gjashtë muaj, një vit apo dy. Nuk e di. Nuk dua të jap një përgjigje tani dhe të pendohem më vonë”, shtoi Modriç.
Ai theksoi se do të dëgjojë trupin e tij dhe do të marrë vendimin në momentin e duhur.
“Do të shkoj hap pas hapi, ndeshje pas ndeshjeje, muaj pas muaji, duke dëgjuar trupin tim dhe mënyrën se si ndihem. Pastaj do të vendos me qetësi të plotë mendore. Do të shohim sa do të zgjasë. Nëse ky do të jetë viti im i fundit në futboll apo do të vazhdoj, nuk e di. Ajo që mund t’ju them është se ndihem mirë dhe ende po e shijoj”, përfundoi legjenda kroate.
Top Channel