Tronditëse në Greqi/ Theret për vdekje 25-vjeçarja. I dashuri pretendoi se u sulmuan, por nuk iu gjet asnjë plagë në trup Përmbytjet masive në bregun lindor të Australisë kanë marrë 20 jetë njerëzish në këtë rajon, ndërsa lajme të trishta mbërrijnë nga Sidnej, ku trupat e pajetë të një nënë dhe djalit të saj u gjetën mes baltës teksa makinën e kishte braktisur në një kanal.
Me dhjetëra mijëra banorë të qytetit janë këshilluar të lenë shtëpitë e tyre në një kohe kur vërshimi i ujit vazhdon. Na presin 48 orë të vështira, paralajmëroi zyra kombëtare e meteorologjisë, qe shtoi shiu i rrëmbyer duket nuk ka ndërmend të ndalet.
Rrugë të mbuluara nga uji, çatia e shembur e një qendre tregtare, njerëz të bllokuar në makinat e tyre, ujë që derdhet si ujëvarë nga një shpat kodre mbi një autostradë: gjendja paraqitej e dëshpëruar në periferinë veriore të Sidnejt, ku nga përmbytjet janë dëmtuar ura e shtëpi.
Shërbimet e emergjencës janë vënë në gjendje alarmi nga moti i keq mes stuhive dhe reshjeve të furishme që kanë hyrë në javën e dytë, ndërsa përmbytjet kërcënojnë të gjithë vijën bregdetare prej 2000 km në New South Wales. Zyrtarët vendas e krahasojnë situatën e krijuar nga përmbytjet me atë të zjarreve shkatërrimtare të 2020-tës, duke e lidhur me të njëjtin nivel dëmesh të pësuara atëherë.
Top Channel