Gara e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtw Bashki është tema e diskutimit sot në emisionin “Open” në Top Channel të gazetares Eni Vasili.
Rudi Shehu u shpreh se demokratët këto zgjedhje i kanë parë si zgjatim të këtij konflikti më shumë se sa si votim për të zgjedhur një përfaqësues.
“Ka disa faktorë që kanë ndikuar në votimin e ulët. Ishin një palë zgjedhje hibride mes vendore dhe politike.
Erdhën pas një momenti të vështirë të opozitës. Këto zgjedhje i kanë parë si zgjatim të këtij konflikti më shumë se sa si votim për të zgjedhur një përfaqësues. Ata nuk kanë dashur asnjë nga të dy liderët.
Pjesë e votimeve janë bërë militantët e afërt, ndërsa demokratët e një pale të dytë apo të tretë nuk kanë vendosur të votojnë. Unë them që në mënyrë proporcionale kanë faj të dy, si Basha ashtu edhe Berisha”, tha Shehu.
Top Channel