Forcat ruse sulmojnë konsullatën shqiptare në Kharkiv
07/03/2022 18:47
Ushtria ruse ka sulmuar edhe konsullatën shqiptare në Kharkiv. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Punëve të Jashtme për Evropën.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një mesazhi në Twitter, duke dënuar sulmin.
“Shqipëria dënon ashpër agresionin #rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, thuhet në reagimin e ministrise, e cila ka publikuar edhe fotot.
Top Channel