Aksident në Lushnjë, biçiklisti përplaset me një automjet, dërgohet në spital

23/09/2026 11:16

Një aksident është regjistruar në Lushnjë, ku një biçiklist, i identifikuar si Josif Pane, është përplasur me një automjet tip “Mersedes Benz”.

Si pasojë e aksidentit, Pane ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve.

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Top Channel