Vjedhje gjatë natës në Sarandë, grabiten para dhe bizhuteri floriri në një banesë
23/09/2026 11:07
Një banesë në fshatin Shelegar të Sarandës është vjedhur gjatë natës. Hajdutët dyshohet se kanë marrë një shumë parash dhe bizhuteri floriri.
Ngjarja është denoncuar pranë Policisë, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të vjedhjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“Sarandë/Gjatë natës, në banesën e një shtetasi në fshatin Shelegar, dyshohet se janë vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel