Fëmijët e parë nuk janë të vetmit që nuk përshtaten me vëllezërit, majmunët Bonobo stresohen për muaj kur lind një vëlla ose motër/ Studimi (fotot)

07/03/2022 16:05

Për çdo fëmijë ardhja e një vëllai apo motre të re është një periudhë stresuese prej vëmendjes së humbur të prindërve që duhet të kujdesen për më të voglin.

Por disa studiues në kanë zbuluar se nuk janë vetëm njerëzit e vegjël që duan shumë kohë të përshtaten me ardhjen e vëllait apo motrës më të vogël.

Akademikët studiuan majmunët bonobo në parkun kombëtar të Salonga, një pyll tropikal i izoluar në Republikën Demokrtike të Kongos, në Afrikën qendrore.

Bonobo (i njohur ndryshe si Pan paniscus) është një specie e rrezikuar  e cila bashkë me shimpanzenë përbëjnë gjininë ‘Pan’ të këtyre majmunëve.

Specia njihet për zakonet e shpeshta të çiftit, të cilin e përdorin në formë përshendetjeje, apo dhe për t’u miqësuar për zgjidhjen e problemeve.

Bonobot dhe shimpanzetë kanë shumë ngjashmëri në pamje dhe të dyja ato kanë rreth 98 përqind të ADN-së të njëjtë me atë të njeriut, që i bën kafshën më të afërt me ne.

Studimi i ri u drejtua nga Verena Behringer e institutit Max Planck për Antropologjinë Evolutionare në Leipzig, Gjermani.

“Në gjitarët me ontogjeni të ulët, lindja e një vëllai ose motre është një periudhë e rëndësishme e tranzicionit zhvillimor”, tha  Behringer dhe kolegët e saj në studim.

“Studime të sjelljes tregojnë se ky event është bartës stresi për pasardhësin më të madh për të cilin nuk ka shumë prova fiziologjike”.

“Rezultatet tona tregojnë se transferimi drejt gjendjes së pasardhësit jo të vetëm sjell stres jo vetëm në lidhje me ushqimin dhe gjendjen sociale, prandaj sugjerohet se kjo është diçka e vjetër nga ana evolucionare”.

Grupi studioi të vegjëlit e 20 majmunëve bonobo femra dhe gjashtë meshkujve, nga dy deri në tetë vjeç në parkun kombëtar kongoles  Salonga.

Salonga, është një vend trashëgimie i UNESCO dhe pylli më i madh tropikal i Afrikës. Në të shkohet vetëm me rrugë ujore.

Përveç bonobo, aty banojnë një seri speciesh të tjera të rrezikuara si shimpanzeja xhush, palloi i Kongos, elfanti i pyllit dhe krokodili afrikan turi ngushtë.

Për të studiuar këtë tranzicion mes të vegjëlve të bonobos, studiuesit morën në konsideratë ndryshimet fiziologjike dhe të sjelljes te ta.

Në keto ndryshime përfshihej rritja e niveleve të kortizolit, që është  treguesi kryesor i stresit, si dhe neopterin, treguesi i imunitetit, të cilat gjenden te urina dhe sinjalizojnë prezencën në gjak.

Ndërsa ndryshimet e sjelljes përfshinin ato në marrëdhënien nënë-fëmijë dhe treguesit e ushqimit (pirja në gji, qëndrimi mbi kurrizin e tyre, kontaktet trupore dhe kërkimi i pavarur i ushqimit.

Me lindjen e një fëmje të ri në familje, nivelet e neopterinit binin kurse ato të kortizolit pesëfishoheshin në pasardhësin më të madh.

FOTO GALERI
1/5
Akademikët studiuan majmunët bonobo në parkun kombëtar të Salonga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA