Grabiti bankën me ndihmën e ChatGPT, por u tradhtua nga telefoni/ 23-vjeçari dënohet me mbi 10 vite burg 25/08 15:00
Sundimtari i Dubait, Mohammed Al-Maktum ishte prezent sot në paradën ushtarake “Fortesa e Unionit” ku u shfaqën aftësitë e ushtrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.
Parada madhore përfshinte aksione ekstreme të forcave speciale, ekzibicione me avionë e helikopterë në emiratin e Gjirit Persik.
Manovrat u mbajtën ne prag të jubileut të 50 të forcave të armatosura të vendit dhe celebronin zhvillimin e aftesive te tyre gjatë dekadave.
Manovat e zjarrit u ndoqën nga zyrtarë të lartë të qeverisë që vlerësuan aftësitë ajrore dhe pajisjet e fundit të ushtrisë.
Ato do të vijojnë edhe të dielen në kuadër të panairit ushtarak Expo 2020 që po mbahet në jug të vendit.
Top Channel