Imazhet tregojnë rrënojat e avionit më të madh të botës të bombarduar në aeroportin pranë Kiev (fotot)

04/03/2022 18:57

Megjithë shpresat se mund të kishte shpëtuar i padëmtuar, avioni më i madh në botë i quajtur dikur “Ëndrra e Ukrainës”, Antonov An-225 Mriya, shihej sot i shkatërruar dhe mbuluar nga pluhuri në aeroportin në periferi të kryeqytetit Kiev.

pamjet e postuara sot, televizionet filmonin avinin historik të bombarduar pranë hangarit te tij në aeroportin e Hostomel — ndersa gjatë filmimeve dy herë gazetarët duhet të strhoheshin për t’u mbrojtur nga zhurmat e shpërthimeve.

Folësja tregonte se zona ishte e ende e rrezikshme prej minave të mbetura në zonë.

Ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba  konfirmonte shkatërrimin në fillim të javës, duke theksuar emrin e tij “Mriya” që do të thotë “ëndërr” në gjuhën ukrainase.

“Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya-n’ tone por nuk do të shkatërrojë kurrë ëndrrën e një shteti të fortë, demokratik evropian. Ne do të fitojmë!” shkruante ai në postim.

Gjate javes te tjera raportime thonin se avioni mund t’i kishte shpetuar bombardimeve.

FOTO GALERI
4/4
Hangari ne pamje te mehershme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA