Banorët e Lviv-it përpiqen të mbrojnë monumentet historike

04/03/2022 11:05

Banorët e Lviv po përpiqen të mbrojnë monumentet historike të qytetit.

Kështu kanë bërë me dije zyrtarët lokalë të trashëgimisë, të cilët kanë treguar për statujat e mbështjella në mënyrë që ato të mbrohen.

Fotot në sheshin qendror të qytetit shfaqin një palë shkallë dhe skulpturat e perëndisë romake Neptun dhe perëndeshës greke Amfitrite të mbështjella.

Fondacioni për Ruajtjen e Monumenteve Arkitekturore dhe Historike ka treguar se admiruesit e artit dhe popullsia vendase janë të “shqetësuar”, prandaj dhe janë angazhuar për t’i mbrojtur ato.

Shpresojmë që ky veprim parandalues të mos testohet nga shpërthimet e vërteta, por zemrat tona janë të gëzuara që elementët e pambrojtur, por të vlefshëm të këtij monumenti mbrohen”, citohet nga deklarata e fondacionit.

Po ashtu, fondacioni, shprehu falënderimin për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë përpjekje për të mbrojtur monumentet.

Kjo është dashuria e vërtetë për trashëgiminë kulturore të Ukrainës”, përmbyll deklaratën fondacioni në një postim në mediat sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA