Ambasadori rus në Gjenevë: Qëllimi ynë nuk është të pushtojmë Ukrainën (fotot)

04/03/2022 20:21
Gennadi Gatilov

Ambasadori rus në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Gennadi Gatilov, tha sot se qëllimi i operacionit në Ukrainë “nuk është pushtimi i Ukrainës”.

Ai shtoi më tej se Moska “nuk është e izoluar në veprimet e saj”, edhe pse me heret një rezolutë e OKB dënoi masivisht pushtimin e Ukrainës.

“Qëllimi i operacionit rus është i qartë: denazifikimi dhe demilitarizimi. Ne nuk do të qëndrojmë ushtarakisht në Ukrainë dhe nuk do ta pushtojmë vendin”.

“Nuk jam në dijeni të planit ushtarak por njoh planin politik i cili është ashtu siç e përshkrova”, tha Gatilov.

Pyetjes nëse Moska ndhjejet e izoluar në veprimet e saj, ai u përgjigj: “Nuk do të thosha që jemi të izoluar, kemi një numër vendesh që mbështesin pozitën tonë, si Kina, India dhe një numër vendesh të tjera”.

“Ne e dimë se një numër vendesh janë vënë nën presion nga SHBA për t’u sjellë në mënyrë të caktuar dhe shumë prej tyre nuk mund të rezistojnë”.

Gatilov shtoi se vperimet e Moskës vijnë si kundërpërgjigje e atyre të qeverisë së Zelinskit:

“Ne e kemi thënë se ajo që po bëjnë Zelensky dhe regjimi i tij ështrë e papranueshme”.

“E kishim topleruar këtë situatë për 8 vjet, por tashmë linjat e kuqe janë kaluar, prandaj nuk ksihim zgjehdje tjetër përveç mjeteve ushtarake”.

FOTO GALERI
7/7
Zëdhënësi i Kremlinit,Dmitry Peskov tha se manovrat detare ruse janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar detar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA