Do blinte toka në Shqipëri dhe u zhduk në Greqi, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes 08/09 21:15
Sapo kanë nisur bisedimet për paqe midis delegacioneve ruse dhe ukrainase.
Vendi ku po zhvillohet takimi është ende i pazbuluar, por dihet vetëm që është në kufi të Ukrainës.
CNN shkruan se anëtarët e dy delegacioneve i dhanë dorën njëri-tjetrit, para se të uleshin për të filluar bisedimet.
Mësohet se çështjet kryesore në agjendë janë armëpushimi i menjëhershëm dhe krijimi i korridoreve humanitare, me qëllim evakuimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara.
Ky është raundi i dytë i bisedimeve, pasi takimi i parë nuk dha asnjë rezultat.
Top Channel